Ekskluzive: Emisari i SHBA-së Escobar të mërkurën në Kosovë, me një “mision më të gjerë”
Rajoni dhe Politika

Ekskluzive: Emisari i SHBA-së Escobar të mërkurën në Kosovë, me një “mision më të gjerë”

18.Oct.2022 16:56
0

Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, vjen nesër në Prishtinë. Siç merr vesh Gazeta Express, ai do t’i mbledhë edhe krerët e opozitës në Ambasadën amerikane.

Një javë pasi sekretari amerikan, Antony Blinken, bisedoi përmes telefonit me Kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i SHBA-së për dialogun vjen në Prishtinë. Edhe kësaj radhe me një “mision më të gjerë”.

Gazeta Express mëson se, përveç takimit me qeveritarë, Escobar ka ftuar tre kerët opozitarë, Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn nga AAK-ja, për një takim në Ambasadën amerikane në Prishtinë. Takimi pritet të mbahet nesër në mesditë.

Kjo është hera e dytë brenda muajve që i angazhauari special amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun vjen në Kosovë dhe mbledh opozitarët.

 

Herën e fundit, Escobar ka darkuar me të gjithë krerët e partive opozitare parlamentare, së bashku, në rezidencën e ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Atë kohë, emisari amerikan erdhi në Kosovë, pak ditë para afatit kur pritej të hynin në fuqi dy vendimet e Qeverisë për zbatimin e marrëveshjeve për reciprocitet në dokumente dhe targa të Serbisë. Ndërkombëtarët që po i druheshin eskalimit të situatës zbarkuan në Prishtinë.

Javëve të fundit është intensifikuar ndërhyrja e ndërkombëtarëve në dialogun Kosovë -Serbi.  

Përveç telefonatës së Sekretarit Blinken me Kryeministrin Kurtin dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuciq, janë angazhuar edhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Presidenti Emmanuel Macron. Këta të dy u kanë dërguar Kurtit e Vuciqit propozime përmes këshilltarëve të tyre që vizituan Prishtinën e Beogradin në shtator. 

Përfaqësuesit politik nga Bujanoci e Presheva takim në shoqatën "VATRA" në New York
Premtimi i Escobarit në Departamentin e Shtetit, Kamberi: Na tha që marrëveshja s’ka alternativë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration