Divac në Bujanoc (foto)
Lokale

Divac në Bujanoc (foto)

25.Oct.2013 14:44
0
Kryetari i Komitetit Olimpik në Serbi, dhe basketbollisti në pension Vllade Divac, sot ka qëndruar në Bujanoc duke qenë mysafirë i fëmijëve të shkollave fillore të kësaj komune. “Ora Olimpike” ka grumbulluar nxënës serb, shqiptar e romë me qëllim të tërheqjes së vëmendjes se sa është e rëndësishme marrja me sport zhvillimi i njohurive, guximi si dhe luajtjen në ekip. Divac-Bujanoc-3 Hapjen e “Orës Olimpike” e bëri mysafiri i veçantë Vllade Divac, i cili përfaqësoi Komitetin Olimpik, duke i dëshiruar fëmijëve zhvillim të shëndosh dhe marrjen me sport, raporton Titulli. Edhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq, përshëndeti të pranishmit derisa theksoi se në këtë komunë kemi sjellë sportistin më të mirë. Divac-Bujanoc-1 Nga ana tjetër kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi theksoi se kjo është hera e parë që Vllade Divac po qëndron në Bujanoc. Mysafiri nga Beogradi paraprakisht ka qëndruar në zyrën e Arifit për një takim të shkurt. “Ora Olimpike” u mbajt në qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc, ndërsa u organizua nga Komiteti Olimpikë i Serbisë dhe Fondi për Sport dhe Olimpiadë në bashkëpunim me Trupin Koordinues./Titulli.com/
Trupi i policit Goran Gjorgjeviq varroset në Kërshevicë
Dy të vdekur në afërsi të Banjës së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration