DITURIA shpërndan e pakot e Bajramit
Lokale

DITURIA shpërndan e pakot e Bajramit

07.Aug.2013 18:47
0
Gjatë muajit të Ramazanit një sërë aktivitetesh kulturore edukative e sportive janë organizuar nga Shoqata Kulturore DITURIA me degët e saj në Preshevë dhe Bujanoc. Nën moton “Të ndihmohemi në mirësi e devotshmëri e mos të ndihmohemi në mëkate dhe armiqësi” është zhvilluar Turniri Humanitar Ramazani 2013 në të dy qytetet e Luginës ku me një pjesëmarrje atraktive mes 57 ekipeve që veçojmë 45 në Preshevë dhe 12 në Bujanoc kanë vazhduar me sukses ndeshjet deri në përballjen finale dhe superfinale në mes ekipit MIRATOCA nga dega e Preshevës dhe ekipit PIPA nga dega e Bujanocit. Synimi i këtij turniri ka qenë solidarizimi me familjet në nevoj duke i motivuar të rinjtë e Luginëstë që të vlerësojnë humanitetin dhe të bëhen pjesë e veprave të mira në këtë muaj të mirësive të mëdha. Këtij karvani të Turnirit Tradicional të Ramazanit ju kanë bashkangjit të gjitha ekipet me një pagesë simbolike si dhe disa sponzor të tjerë të cilët kanë shprehë vullnetin e tyre për t`iu bashkangjitë këtij karvani. Si rrjedhojë nga Turniri kanë dal 70 Pako Humanitare  ku 50 pako janë shpërnda në regjionin e Preshevës ndërsa 20 pako janë shpërnda në regjionin e Bujanocit. Pra në përgjithësi 70 familje në Luginë kanë qenë pjesë e mbështetjes me Pakon e Ramazanit. Një Pako në vete ka përmbajt elementet kryesore që i nevojiten një familjeje për ditën e Bajramit si artikuj ushqimor për drekën e Bajramit si dhe artikuj për pastrim. Me këtë rast Shoqata Kulturore DITURIA falënderon të gjithë ata të cilët u bënë pjesë të këtij karvani duke dërguar tek 70 familjet nevojtare në Luginë buzëqeshjen e Bajramit. Gjithashtu Shoqata Kulturore DITURIA  ju uron të gjithë besimtarëve mysliman Festën e FITËR BAJRAMIT duke lutur Allahun e Madhëruar që të na e ketë pranuar agjërimin e muajit të Ramazanit dhe çdo vepër dhe adhurim që e kemi bërë gjatë këtij muaji të Bekuar. Festa e Bajramit të jetë një kohë reflektimi mbi vetet tona dhe të jetë koha e urimit, bashkimit, vëllazërimit dhe solidarizimit mes njëri tjetrit duke sjellë në familjet dhe shoqërinë tonë një frymë dhe model me parime e vlera. Urime! [caption id="attachment_83345" align="aligncenter" width="640"]Dituria- Ndihmat e shpërndara Dituria- Ndihmat e shpërndara[/caption] DSCN0677 [caption id="attachment_83347" align="aligncenter" width="640"]Dituria- Ndihmat e shpërndara Dituria- Ndihmat e shpërndara[/caption]    
QSA solidarizohet me familjet e Luginës
Urimet për besimtarët musliman për Fitër Bajramin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration