Diaspora shqiptare nga Zvicra shpërndan ngjyra-pastel për nxënësit në Bujanoc dhe Preshevë
Lokale

Diaspora shqiptare nga Zvicra shpërndan ngjyra-pastel për nxënësit në Bujanoc dhe Preshevë

27.Dec.2016 23:18
0
Organizata Humanitare "Fondi i Letovicës", me seli në Bern të Zvicrës ka shpërndarë ngjyra-pastel për shkollat fillore shqipe në komunat Bujanoc dhe Preshevë.

Seud Ahmeti, sekretar i kësaj organizate i shoqëruar me aktivistë tjerë në mënyrë të organizuar bëri shpërdarjen e ngjyrave në bashkëpunim me departamentin e arsimit komunal  dhe ka falënderuar të gjithë faktorët që ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti. 

Ai tha se ky donacion është siguruar nga organizata diasporës dhe se është mirëpritur nga përfaqësuesit e shkollave dhe komunave përkatëse. 

“ Ky donacion është një ndihmë simbolike për nxënësit shqiptar të cilët përveç kushteve infrastrukturore përballen edhe më mungesë të mjeteve të punës shkollore”, theksosi për Titulli.com Seud Ahmeti. 

Ahmeti është shprehur se aktiviteti i tij me “Fondin e  Letovicës” do të vazhdojë edhe në të ardhmen me pajisje dhe donacione tjera që do të jenë në shërbim të nxënësve dhe qytetarëve të këtushëm.

Vlen të theksohet se organizata të ndryshme humanitare shqiptare nga Zvicra ndihmojnë me donacione të ndryshme në Luginë të Preshevës, një aktivitet i vlerësuar nga banorët lokal. /Titulli.com/

Futbollisti preshevar, Atdhe Nuhiu shpreson të debutojë me Kosovën
A duhet myslimanët ta festojnë Vitin e Ri? Ja çka thotë profesori i studimeve islame
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration