Deputeti kërkon sqarim nga kryetari i komunës së Bujanocit për memorialin e komandant “Lleshit”
Lokale

Deputeti kërkon sqarim nga kryetari i komunës së Bujanocit për memorialin e komandant “Lleshit”

14.Apr.2021 10:20
0

Deputeti pupolllor, Gjorgje Miliqeviq ka shfrytëzuar rastin për t'i bërë pyetje qeverisë në fillim të seancës në kuvendin e Serbisë për të kërkuar informacion nga kryetari i komunës së Bujanocit, në lidhje me iniciativën  për të ndërtuar memorialin për Ridvan Qazimin në Tërnoc të Bujanocit, përcjellë Titulli.com.

Miliqeviq tha se tani provokimet po vijnë nga Bujanoci duke shtuar se "Shqiptarët synojnë të ndërtojnë një kompleks të paligjshëm përkujtimor në Tërnoc njërit prej udhëheqësve të UÇK-së dhe të “ashtuquajturit UÇPBM”Ridvan Qazimi, duke harruar që komuna e Bujanocit duhet të respektojë ligjet, pavarësisht nga kombësia e qytetarët e saj.

Ai u shpreh se në Serbi ekziston një ligj që rregullon saktësisht se kujt dhe në çfarë kushtesh mund të ndërtohen monumente përkujtimore dhe që sigurisht nuk mund të bëhet i mundur për ata që morën pjesë në aksione terroriste, transmeton Titulli.com.

Miliqeviq duke ju drejtuar qeverisë në fillim të seancës tha”Unë pyes Ministrinë e Punës, Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Çështjeve të Veteranëve nëse Komuna e Bujanovcit apo bashkësia lokale e Tërnocit ka paraqitur një kërkesë për ndërtimin e një kompleksi përkujtimor, në përputhje me Ligjin për Qendrat Përkujtimore të Luftës?.

Disa ditë më parë janë shfaqur disa pamje në fshatin Tërnoc të fillimit të punëve për ndërtimin memorilit të Ridvan Qazimit-komandant Lleshit./Titulli.com/

Gërvalla: Kosova, e hapur për epokë të re me Serbinë
Kina mund t’ia marrë Malit të Zi një pjesë të bregdetit si kompensim për borxhin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration