Deputeti Kamberi nga Lugina: Të lirohet Kurti dhe të fillohet dialogu
Lokale

Deputeti Kamberi nga Lugina: Të lirohet Kurti dhe të fillohet dialogu

30.Nov.2015 17:29
0
Deputeti shqiptar në kuvendin e Republikës së Serbisë, njëherësh edhe nënkryetar i partisë më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës (PVD), Shaip Kamberi ka kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve të opozitës si parakusht për fillimin e një dialogu politik.

“Ndjeshmëria e situatës politike dhe problematikat rreth Asociacionit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit me Malin e zi nuk mund të zgjidhen duke arrestuar dhe përjashtuar deputetë opozitarë por duke filluar një dialog të mirëfilltë politik për ndërtimin e një konsensusi politik rreth temave përkatëse. Kjo duhet të paraprihet me lirimin e të gjithë pjesëtarëve të opozitës nga burgjet, përfshirë edhe Albin Kurtin. Kësisoj, nuk mund t’i ndihmohet as Luginës së Preshevës", ka postuar Kamberi në profilin e tij në facebook./Titulli.com/

Miratoci solidarizohen me refugjatët, infrastruktura dhe shërbimet komunale të Preshevës jo të kënaqshme (foto&video)
Jorga dhe Fazliu, mjeshtër të Karatesë Tradicionale zhvilluan seminar në Bujanoc (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration