Bujanoci dhe Presheva borxhlinjtë më të mëdhenj
Lokale

Bujanoci dhe Presheva borxhlinjtë më të mëdhenj

12.Feb.2013 14:50
0
“Elektrodistribucionit” të Serbisë dega në Vranjë i kanë borxhë rreth 64 mijë shfrytëzues nga ky rajon, ndërsa rreth 21 mijë janë vetëm nga Bujanoci dhe Presheva. Një harxhues mesatar i “Elektrodistribucionit” në Vranjë sot ka borxh rreth 64.600 dinarë. Vranja, Vlladiçki Hani, Bujanoci dhe Presheva i kanë borxhe “Elektrodistribucionit” 4.2 miliardë dinarë. Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrje shtetërore Zoran Knjezheviq  rreth 6 mijë familje kanë borxh 3 miliardë dinarë, kurse 1.2 miliardë nga personat juridikë. “Gjysma e kësaj shume, 2 miliardë e 100 mijë dinarë, na kanë borxh 21.000 shfrytëzuesit nga Bujanoci dhe Presheva. Megjithëse përqindjen e pagesës e kemi ngritur, borxhi mbetet problemi ynë kryesor edhe pse çdo ditë kemi padi dhe shkyçje të detyrueshme”, thotë drejtori Knezheviq, transmeton Titulli. Ai thekson se në gjykatat e Vranjës momentalisht janë 32.000 padi ndaj paguesve të parregullt, dhe se ky numër çdo ditë rritet me nga 300 deri në 400 padi gjyqësore. Sipas Knezheviq, nga ky numër 54 janë nga Vranja, kurse 72 nga Bujanoci dhe Presheva. “Unë mundem vetëm të them se momentalisht 126 qytetarë të cilët i përkasin kategorisë me të ardhura të mira mujore, të cilët ne i quajmë “milioner”, “Elektrodistribucionit” i kanë borxh 185 milionë dinarë. Pra nga këta borxhlinj ne mesatarisht kërkojmë diç më shumë se një milionë dinarë. Duhet të them gjithashtu se gjysma prej tyre janë persona fizikë nga Bujanoci dhe Presheva”, ka thënë Knezheviq Drejtori, në konferencën për shtyp ka nënvizuar se në mes subjekteve juridike borxhlinjtë më të mëdhenj janë në Vranjë edhe ate, “Jumko” 124 milionë, “Simpo” 121 milionë, administrata e qytetit 45 milionë dhe Direkcioni për Ndërtim 13 milionë dinarë./Titulli.com/
Rikthehet Spektri Info
Stankoviq do të vizitojë Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration