Bujanoc: Zjarri le rreth 50 qytetarë pa kulm mbi kokë (video)
Lokale

Bujanoc: Zjarri le rreth 50 qytetarë pa kulm mbi kokë (video)

12.Aug.2013 20:51
0
Në rrugën “Morava 76” në Bujanoc si pasojë e zjarrit janë djegur gjashtë shtëpi duke lënë pa kulm mbi kokë rreth 50 anëtarë të familjeve rome. Përveç dëmeve materiale, zjarri i së dielës, për fat të mirë nuk ka shkaktuar edhe lëndime të rënda apo pasoja tjera tek banorët. Sipas informacioneve të pronarëve të shtëpive të djegura, zjarri ka ardh nga një barakë afër shtëpive, mirëpo ata për këtë nuk kanë fajësuar askënd, derisa edhe policia ti kryejë hetimet e filluara. Familjet që pësuan nga ky zjarr sot janë vizituar edhe nga kryetari i komunës Nagip Arifi me bashkëpunëtor. Ndërsa, Agim Haliti, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim i tha RTB-së se do të ndihmojnë pronarët që pësuan, duke vlerësuar situatën si shumë të dhimbshme. Incidenti me zjarrin në këtë lagje ndodhi të dielën derisa një makinë e zjarrfikësve iu përgjigj thirrjes. Pas tyre në vend ngjarje doli edhe policia. Banorët akuzojnë ekipin e zjarrfikësve, pasi që sipas tyre përveç që erdhi me vonesë, ai përbëhej vetëm nga një pjesëtarë, i cili ishte ngasës i automjetit si dhe kryente punën e fikësit të zjarrit./Titulli.com/ http://youtu.be/4jKKeTKBaGI
Ragmi Mustafa kritikon udhëheqësitë e ndërmarrjeve
Aksident në Nesalcë, lëndohen tre persona (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration