Bujanoc: Fëmijët i shpëtojnë aksidentit, mos përgjegjësi e shoferëve
Lokale

Bujanoc: Fëmijët i shpëtojnë aksidentit, mos përgjegjësi e shoferëve

05.May.2014 14:23
0
Në vendin ku para dy javëve ndodhi aksidenti mes dy makinave, sot një incident i ri për pak të shndërrohej në tragjedi. Dëshmitarët okular të cilët kanë njoftuar Titullin nga parkimet e parregullta të veturave që po bëhen në rrugën në afërsi të sallës së sportit “Rinia” në Bujanoc, sot desh pësuan dy fëmijë të cilët po kalonin rrugën nga njëra anë në tjetrën. parkimi-Bujanoc-3 Veturat e parkuara në vijat e kalimtarëve por edhe tjerat kanë zvogëluar dukshmërinë. Edhe pse rruga në fjalë është dhjetëra metra nga stacioni i policisë në Bujanoc, aty nuk merren masa për të gjobitur shoferët që parkojnë në vend të ndaluar. Fëmijët shpëtuan sot, mirëpo për të mos ndodhë aksidentet policia duhet të angazhohet për të larguar apo gjobitur ata ngasës të makinave, që përveç se parkohen në vende të ndaluara, zënë edhe vendet e rezervuara vetëm për këmbësor. parkimi-Bujanoc-2 Më 24 prill të këtij viti po në të njëjtin vend ndodhi një aksident mes dy makinave, ku për fat të mirë ngasësit e veturave por edhe pasagjerët pësuan vetëm lëndime të lehta./Titulli.com/
Qeveria e Turqisë fton të interesuarit nga Bujanoci për bursa studimi
Shfuqizohet gjendja e jashtëzakonshme në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration