Breznica organizon “takimet e vendlindjes”
Lokale

Breznica organizon “takimet e vendlindjes”

08.Aug.2013 19:18
0
Bashkësia Lokale e fshatit Breznicë këtë vit ka organizuar “takimet e vendlindjes” të cilat do të zhvillohen më 9 gusht (e premte) me fillim prej orës 14h. Ky fshat i malësisë së Bujanocit ka vendos që këtë vit të thyej heshtjen e pas shumë vitesh të organizimit të “takimit të vendlindjes” me bashkëatdhetarë të cilët tashmë një kohë të gjatë jetojnë në mërgim, në shumë qytete të Kosovës, në Bujanoc e gjetiu. “Duam që ne si vendas të Breznicës të afrohemi me njëri-tjetrin dhe të njihemi me fëmijët e bashkëvendësve tanë dhe të çmallemi me njëri tjetrin”, thuhet në njoftimin e e kryetari të këtij fshati Bedri Sylejmani. Ai fton gjithë bashkëvendasit të cilët jetojnë në Bujanoc, Kamenicë, Gjilan, Prishtinë dhe në vendet e Evropës, e që momentalisht gjinden për pushime në vendlindje, të marrin pjesë në këtë organizim./Titulli.com/
Trupi Koordinues ju uron Fitër Bajramin
Lugina nisë festën e Fitër Bajramin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration