Borrell: Morëm përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman
Rajoni dhe Politika

Borrell: Morëm përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman

04.Nov.2022 16:42
0

Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian ka marrë përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman. 

Pas mbërritjes për samitin e G7-ës në Munster të Gjermanisë, ai ka thënë: “Kemi pranuar përgjigje nga të dyja palët. Jemi duke i studiuar ato”. 

“Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Mendoj se ky është një rast i mirë që duhet shfrytëzuar për t’i bërë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, le të themi, më normale, sepse në mënyrë që të dyja të përparojnë në rrugën e tyre evropiane, ky normalizim i marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Borrelli, transmeton KlanKosova.

“Në ditët në vijim do të shohim se cila është përgjigja e tyre ndaj këtij propozimi dhe shpresoj se do të jetë një përparim dhe një hap përpara në këtë proces”, ka thënë Borrelli.

Opozita jashtë institucionale në Preshevë pritet nga deputeti Balla në Tiranë
Presidenti i Shqipërisë, Begaj takon përfaqësues politik dhe institucional nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration