Bombë në Bujanoc
Lokale

Bombë në Bujanoc

12.Feb.2013 19:39
0
Eksplodimi i një bombe ka  ndodhur të hënën në mbrëmje në fërgimtoren e kafesë në Bujanoc  Me këtë rast nuk ka pas të lënduar, ka njoftuar stacioni policor në Vranjë. Zëdhënësi nga ky stacion policor Dragan Stamenkoviq i ka thënë OK Radios se gjatë kontrollit, në afërsi është gjetur edhe një bombë e pa eksploduar, transmeton Titulli. “Gjatë vëzhgimit të vendit të ngjarjes, në afërsi të garazhit, është gjetur edhe një mjet shpërthyes me mekanizëm të orës, e cila nuk kishte eksploduar. Regjistrimin e rastit e kanë bërë Gjykatësit hetues të Gjykatës së Lartë dhe Themelore të Vranjës me zëvendës prokurorët e gjykatave përkatëse, zyrtarët policor si dhe ekipi i specializuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka theksuar Stamenkoviq. Fërgimtorja e kafesë është e vendosur në garazhin në afërsi të  ndërtesave të banueshme në lagjen Karakaçka në Bujanoc. Eksplodimi që ka ndodhur rreth orës 19:35 të ditës së hënë ka dëmtuar edhe tubin për nxjerrjen e tymit nga mekanizmi për pjekjen e kafesë. Ditëve në vijim priten rezultatet e hetimit kanë deklaruar në policinë e Vranjës./Titulli.com/
Situata e rëndë në Luginë shqetëson Kosovën
Së shpejti bisedimet Luginë – Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration