Bislimi: Kosova i përgjigjet Luginës, 78 grante për projekte dhe 107 studentë mbi 1 milion euro
Lokale

Bislimi: Kosova i përgjigjet Luginës, 78 grante për projekte dhe 107 studentë mbi 1 milion euro

23.Dec.2022 16:21
0

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka njoftuar se janë ndarë grantet për projektet që realizohen përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Postimi i plotë në Facebook nga Besnik Bislimi: 

78 grante për projekte në vlerën totale mbi 1 milionë euro dhe përkrahje financiare me bursë për studentët, ku 107 të rinj e të reja do të përfitojnë bursë vjetore në shumë prej 1.000 euro, në vlerën totale prej 107 mijë euro. Për herë të parë, kemi ndarë mjete për Luginën në këto përmasa.
 
Gjatë këtij viti, kemi siguruar e dërguar për herë të parë libra në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës, në vlerën prej 255 mijë eurove. Në muajin qershor e atë tetor, kemi ndarë respektivisht 50 mijë dhe 35 mijë euro të tjera shtesë. Gjatë shtatorit, së bashku me ministren Nagavci, vizitova Preshevën, Medvegjën e Bujanocin ku i shpërndamë dhe tekstet shkollore për nxënësit.
 
Ruajtja e kulturës e identitetit është jetike për Luginën e Preshevës. Qeveria e Republikës së Kosovës ndan mjetet financiare që kanë synim promovimin e interesave të shqiptarëve në Luginë, e parandalimin e shpopullimit të vendit.
 
Përkrahja financiare është për organizata të shoqërisë civile, studentët, individë e shoqata të pakicës kombëtare shqiptare bazuar në thirrjen publike të shpallur me 1 nëntor 2022 nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar për grante dhe bursa.
 
Vëmendja jonë ndaj Luginës zë një vend të veçantë. Përkrahja jonë vjen si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit ndaj të drejtave dhe nevojave të qytetarëve në Luginën e Preshevës.
 
Zbatimi i projekteve përfituese fillon nga muaji janar. Përzgjedhja është përfunduar në baza meritore dhe duke patur parasysh tre kritere: arsyeshmërinë e buxhetit, kapacitetin për zbatim të projektit të propozuar dhe relevancën e projektit me kërkesat e thirrjes.
 
E kemi mbajtur premtimin tonë për ndarjen e mjeteve për Luginën e Preshevës. Jemi angazhuar për drejtësi e transparencë, për shpërndarje të barabartë. E dimë që Lugina e Preshevës ka nevojë për më shumë, andaj dhe ne do vazhdojmë të përkushtohemi që brenda kapaciteteve tona, të bëjmë më shumë e të bëjmë më mirë.
 
Kur Lugina thërret, ne gjithmonë do të përgjigjemi. Këto iniciativa tona gjatë këtij viti, që erdhën për herë të parë si përkrahje për Luginën e Preshevës, do të vijojnë në forma e mënyra të ndryshme edhe përgjatë vitit të ardhshëm.
Shpallet lista e bursave studentore në Këshillin Kombëtar Shqiptar (dokument)
Arifi lëvdërohet: Kuvendi i Bujanocit aprovoi buxhetin më të madh në histori, rreth 14 milion euro
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration