Bilaç, fillojnë punimet për asfaltimin edhe të një rruge (foto)
Lokale

Bilaç, fillojnë punimet për asfaltimin edhe të një rruge (foto)

18.Jul.2013 16:23
0
bilac-3Në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit kanë filluar sot punimet në përgatitjen për asfaltim të rrugës rurale me gjatësi 270 metra dhe gjerësi katër metra. Fillimin e punimeve nga afër e kanë përcjellë përfaqësuesit e Drejtoratit për Ndërtim dhe shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti. Drejtori i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti me këtë rast tha se “pasi instaluam rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit në vitin e kaluar, këtë vit po bëjmë përgatitjet për asfaltim e kësaj rruge e cila i plotëson të gjitha normat për qarkullim të lirë të qytetarëve”.bilac-4 Punimet në këtë rrugë me vlerë 3 milion e 100 mijë dinarë do t’i kryejë kompania “Saba Bellça” nga Presheva. Sipas Halitit punimet deri në asfaltimin e kësaj rruge do të përfundohen në afat prej 10 ditëve, apo më së largu deri në festën e Bajramit. Me asfaltimin e kësaj rruge edhe fshati Bilaç, si shumë fshatra të tjera të komunës së Bujanocit, po kompleton infrastrukturën rrugore./Titulli.com/ bilac-5
Serbi: Shqiptarët e Luginës shtohen më shumë dhe vdesin më pak
Vera me pak pushues në pishinat e Preshevës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration