Lokale
Beqiri: E papranueshme funksionimi i minibazave në Cepotin të Bujanocit
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, gjatë takimit të me atasheun ushtarak në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kolonelin Pol Brotzonsi dhe bashkëpunëtorët e tij është shprehur brenga për kthimin e mini bazave ushtarake në Cepotin.
Temë diskutimi seminari “Platinum Wolf 14” që do të mbahet në bazën ushtarake “Jug” në Cepotin të Bujanocit, që për qëllim ka promovimin e përdorimit të armeve jo-vdekjeprurëse.
Pjesëmarrës do të jenë 30 pjesëtare nga Azerbajxhani, 25 pjesëtarë nga Bullgaria, 25 nga Maqedonia, 30 nga Shqipëria sa edhe nga Serbia, 25 nga Rumunia, dhe pjesëtar nga Kroacia.
Atasheu ushtarak Polt Brotzon me delegacionin e tij, falënderojë për mikpritjen dhe takimin shumë miqësor si dhe për hasjen në mirëkuptimin e KKSH-së.
Deri sa kryetari i KKSH-së, Beqiri duke iu referuar bazës ushtarake “Jug” në Cepotin theksoi se është e papranueshme kthimi i saj në funksionin e mini-bazave ushtarake çfarë janë shtrirë në gjithë territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës” vlerësoi Beqiri dhe i falënderoj për kontributin e jashtëzakonshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Gjithashtu janë shkëmbyer edhe dhurata të ndërsjella. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!