Beogradi kërcënon, pezullohet ndërtimi kompleksit memorial të UÇPMB-së
Lokale

Beogradi kërcënon, pezullohet ndërtimi kompleksit memorial të UÇPMB-së

14.May.2013 22:52
0
Në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës janë ndërprerë punimet për ndërtimin e kompleksit memorial të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB). Punimet për ngritjen e kompleksit memorial në nderim të dëshmorëve të UÇPMB-së janë pezulluar pas paralajmërimeve të zyrtarëve të Beogradit se do të ketë fatin e njëjtë me lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së të hequr nga ana e xhandarmërisë prej sheshit të Preshevës. Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Rahovicë, Fadil Azizi, sot gjatë manifestimit qendrorë në shënimin e 12 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve në Gurishte të këtij fshati, tha se punimet janë pezulluar për një kohë të pacaktuar. “Nga presionet e vazhdueshme të qeveritarëve më të lart serb objekti nuk do të mund të ndërtohet edhe pse kemi të bëjmë me një pronë private. Ne në fillim të këtij viti vazhduam punët me ndërtimin e objektit në fjalë, në ndërkohë, me sugjerimet e faktorit ndërkombëtar dhe rrethanave tjera të krijuara, duke pas parasysh gjithmonë interesin e përgjithshëm shqiptar, pezulluam punët për një afat të pacaktuar”, tha para të pranishmëve Azizi, i cili sqaroi se në të ardhmen do të vazhdohet me ngritjen e monumentit historik, ku do t’iu kujtojë brezave të ardhshëm se në këtë vend ka pasur luftë të armatosur. Ndërsa kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se për pezullimin e punimeve ka pasur edhe kërcënime nga krerët shtetërorë. “Kemi një presion të konsiderueshëm të kërcënimeve që vijnë nga krerët më të lart shtetërorë, se i njëjti fat do ta gjejë edhe lapidarin në Rahovicë sikurse atë në sheshin e Preshevës, mirëpo kurrë nuk do të mund të largojnë kujtimin për heronjtë e kombit, për dëshmorët e kombit, kurrë nuk do të mund të largojnë unitetin kombëtar të shqiptarëve për një jetë më të dinjitetshme”, tha me këtë rast Mustafa, raporton Titulli. Vlen theksuar se në fillim të muajit prill, kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pat vlerësuar se qëllimi i ndërtimit të kompleksit memorial kushtuar tetë pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së bëhet për të tërhequr vëmendjen nga investimet dhe të rëndojë pozitën e Beogradit në negociata. “Ndërtimi i pllakës përkujtimore, siç quhet në deklaratat e liderëve shqiptarë dhe të disa njerëzve që marrin pjesë në ndërtim, ka filluar para gjashtë muajve. Shërbimet përgjegjëse dhe funksionerët shtetëror janë të njoftuara me ndërtimin. Shërbimi inspektues duhet të kryejë punën e vetë dhe do të bëhet ashtu si do të vendosë ky shërbim”, ka thënë Stankoviq duke nënvizuar se leja për ndërtimin e këtij kompleksi memorial nuk është marrë. Kompleksi memorial është duke u ndërtuar në afërsi të pendës në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës./Titulli.com/
"Rajoni nuk qetësohet pa u zgjidhur çështja e Luginës"
Katër ton perime ndalohen në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration