Behluli, apel Kamberit dhe Musliut: “Kujdes me prononcimet”
Lokale

Behluli, apel Kamberit dhe Musliut: “Kujdes me prononcimet”

03.Jan.2013 12:50
0
kamberi-musliuKoordinatori për ndërmarrje të vogla dhe të mesme pran Zyrës për zhvillim ekonomik të Komunës së Bujanocit, Nexhat Behluli, kërkon nga liderët politikë të jenë të kujdesshëm në deklaratat e tyre Këtë apel Behluli e bënë për të mos paraqitur komunën e Bujanocit si të jetë në gjendje lufte, pasi që investitorët e huaj nga deklarata të tilla po hezitojnë, dhe në disa raste nuk po investojnë në këtë komunë të banuar me shumicë shqiptare. “Apelojë tek liderët politik të komunës së Bujanocit, e sidomos tek Shaip Kamberi nënkryetar i PVD-së dhe Jonuz Musliu kryetar i LPD-së që të jenë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre publike përmes të cilave komunën e Bujanocit gjithnjë dhe çdo kund po e paraqesin si territor pothuaj sikur që mbretëron atmosferë dhe gjendje lufte”, është shprehur Behluli, raporton Titulli. Koordinatori  tha se deklaratat e politikanëve po i shkaktojnë pasoja të mëdha kësaj komune. “Tani më kur jemi në biseda dhe takime të vazhdueshme me investitor potencial të cilët komunën tonë e kanë identifikuar si vend ku mundet të investojnë dhe ta bartin prodhimtarinë e vetë, deklaratat e pakontrolluara te liderëve politik të opozitës po shkaktojnë hamendje te këta investitor”, ka thënë Behluli, duke i përkujtuar Kamberit dhe Musliut se në kohën kur dy të fundit drejtonin komunën e Bujanocit, ajo është certifikuar si komunë me ambient të volitshëm për investime. “Shfrytëzoj rastin që të apeloj tek këta lider që ta japin kontributin e vetë edhe në këtë mënyrë, sepse pasojat e deklaratave të tyre të pakontrolluara vetëm se kanë filluar të ndikojnë tek investiturët e huaj. Nje investitor i cili ishte shumë afër fillimit të konkretizimit të punëve në terren kohëve të fundit ka filluar të hamendet dhe i ka ngadalësuar aktivitetet dhe veprimet e veta”, përfundon Koordinatori për ndërmarrje të vogla dhe të mesme pran Zyrës për zhvillim ekonomik të komunës së Bujanocit, Nexhat Behluli./Titulli.com/
Hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve në Luginë
Kaos në Konçul, IBM nuk lehtëson qarkullimin (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration