BE ndanë 3 milionë euro për përkrahjen e biznesit të vogël në Serbi ( aplikim edhe nga Bujanoci e Presheva)
Lokale

BE ndanë 3 milionë euro për përkrahjen e biznesit të vogël në Serbi ( aplikim edhe nga Bujanoci e Presheva)

13.May.2022 09:30
0

Programi i Bashkimit Evropian (BE) për zhvillim lokal, EU PRO Plus, i cili implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, ka shpallur një thirrje publike për grante për sipërmarrësit, ndërmarrjet mikro dhe të vogla të regjistruara në një nga 99 qeverisjet lokale të përfshira në Program.

Bashkimi Evropian do të mbështesë kompanitë e regjistruara midis 1 janarit 2016 dhe 31 dhjetor 2020 me një total prej tre milionë eurosh të cilët merren me prodhim apo ofrim të shërbimeve që përfshijnë teknologjinë e informacionit, aktivitetet arkitektonike dhe inxhinierike, shërbime shëndetësore dhe sociale, turizëm, mirëmbajtje dhe riparime.

“Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, ne vazhdimisht po punojmë në zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e pabarazive rajonale në vend, dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shtylla e zhvillimit të ekonomisë serbe. Kjo mbështetje konkrete e BE-së do të kontribuojë në përmirësimin e prodhimit dhe potencialit të tregut të kompanisë, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe rezistencë më të madhe ndaj ndikimit negativ të pandemisë dhe krizës aktuale gjeoekonomike”, tha Jadranka Joksimoviq, ministre për Integrim Evropian.

“Në këtë mënyrë, Bashkimi Evropian ofron mbështetje për zhvillimin dhe konkurrencën e sektorit mikro dhe të ndërmarrjeve të vogla, i cili është baza e një ekonomie të shëndetshme dhe të qëndrueshme dhe kontribuon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës. Si më parë, ne do të mbështesim idetë e mira të biznesit në mënyrë që ekonomia serbe të jetë e gatshme për tregun evropian”, tha ambasadori Emanuele Giofre, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Nga buxheti i përgjithshëm, dy milionë euro janë të destinuara për mbështetjen e kompanive prodhuese dhe një milionë euro do të shpenzohen për t’i ndihmuar ato biznese të vogla që merren me veprimtari shërbimi. Shuma e mbështetjes për projekt individual për kompanitë e regjistruara për aktivitete prodhuese është nga 10.000 deri në 40.000 euro, ndërsa për kompanitë e regjistruara për ofrimin e shërbimeve nga 10.000 deri në 30.000 euro. Në të dyja rastet kërkohet një bashkëfinancim minimal prej 20 për qind të vlerës së projektit, përkatësisht 15 për qind për kompanitë nga komunat që janë në kategorinë e katërt të zhvillimit.

Për të pasur një ndikim edhe më të madh pozitiv në komunitetet lokale, në kuadër të projekteve individuale, sipërmarrësit dhe kompanitë janë të detyruar të hartojnë dhe zbatojnë aktivitete të përgjegjshme shoqërore dhe në këtë mënyrë të ofrojnë mbështetje për bashkëqytetarët e tyre, grupet vulnerabël, fëmijët, klubet sportive, ose të kontribuojnë në mbrojtje të mjedisit. ”, tha Olivera Kostiq, menaxhere e programit EU PRO Plus.

Thirrja është e hapur deri më 30 qershor 2022 dhe më shumë informacion mbi kushtet e thirrjes, kriteret për përzgjedhjen e përfituesve, mënyrën e aplikimit si dhe dokumentacionin e aplikimit gjenden në faqen e internetit të Programit EU PRO Plus:

https://euproplus.org.rs/kpoziv/javni-poziv-za-predloge-projekata-za-nabavku-opreme-i-uvodjenje-usluga-za-preduzetnike-mikro-i-mala-preduzeca

 

Tekst i publikuar në ueb-faqen e komunës së Bujanocit

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration