Banja e Sjarinës në Medvegjë këtë verë pret më shumë turistë
Lokale

Banja e Sjarinës në Medvegjë këtë verë pret më shumë turistë

24.Feb.2015 11:52
0
Është mbyllur të dielën panairi ndërkombëtar i turizmit në Beograd me slloganin "Shfrytëzoje rastin" që këtë vit ka tubuar rreth 1.100 prezantues nga 50 vende të botës. Komuna e Medvegjës është prezantuar nga Organizata turistike dhe Qendra për rehabilitim nga Banja e Sjarinës.

Medvegja ka prezantuar potencialet e saj turistike, me fokus të veçantë në ujërat minerale dhe termale në Banjë të Sjarinës.

Sipas prezantuesve të komunës së Medvegjës, si rezultat i pjesëmarrjes në këtë panair, këtë vit pritet të rritet numri i turistëve në Medvegjë, raporton MePress.

Panairi i turizmit në Beograd konsiderohet si një ndër evenimentet më të madha turistike në Evropën Juglindore. /Titulli.com/

Leskoc: Furgoni plot me migrant del nga rruga, 41 të lënduar (Video)
Nënshkruhet kontrata mbi deponinë mes Arifit dhe "Saba Bellçës"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration