Ballkani në rrezik nga lufta hibride që sponsorizohet nga Rusia dhe ekzekutohet nga Serbia
Rajoni dhe Politika

Ballkani në rrezik nga lufta hibride që sponsorizohet nga Rusia dhe ekzekutohet nga Serbia

15.Dec.2022 09:13
0

Përmes kësaj lufte, vendet e caktuara synojnë t’i dëmtojnë vendet tjera, përmes metodave të ndryshme, por jo përmes luftës frontale. 

Ekspertët e sigurisë në vazhdimësi kanë vlerësuar se Ballkani është në rrezik nga lufta hibride, që sponsorizohet nga Rusia e ekzekutohet nga Serbia, e cila në vazhdimësi tenton të destabilizoj gjithë rajonin e Ballkanit.

Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se një lloj lufte hibride Serbia e përdor ndaj Kosovës, që nga përfundimi i luftës, por sipas tij, mekanizmi më i mirë për mbrojtje është fuqizimi i sundimit të ligjit. 

“Do të thotë absolutisht lufta e Serbisë në Kosovës, pas përfundimit të luftës frontale ka qenë një far kërcënimi hibrid i vazhdueshëm… Në fakt mekanizmi i vetëm funksional për të ballafaquar me luftë hibride është fuqizimi i sundimit të ligjit. Kjo për arsye se lufta hibride ka për qëllim me i përdor dobësitë e një shoqërie për avantazh të tyre. Duke pasur parasysh që në pjesën veriore po edhe në komunat tjera ku ka qenë komuniteti serb nuk ka pas sundim të ligjit në mënyrë të kënaqshme, atëherë Serbia ka pasur mjete të ndryshme në dispozicion për me rekrutu qoftë njerëz, qoftë edhe me instalu struktura të ndryshme në këto lokacione përmes shfrytëzimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, tha ai.

Njohësi i çështjeve politike nga Mali i Zi, Bekim Çoba thotë se Serbia me ndikimin që ka synon që përmes luftës hibride të arrij interesat e saj në Mal të Zi.

“Këtu ka pasur një formë të ndikimit edhe ajo vije nga Serbia sepse në vendet e tjera nuk është se kanë shumë as ndikim as nevoje për të ndikuar në Mal të Zi, sepse interesi kryesor në Mal të Zi vije nga Serbia dhe nevoja e saj për të shtrirë ndikimin në pjesën e Adriatikut … në Mal të Zi kohëve të fundit është duke u folur shumë për një luftë të tillë hibride që Serbia bënë për të arritur qëllimet e veta, është pikëpyetje se sa do t’ia arrij këtij qëllimi, por ndikimi është i padiskutueshëm”, tha Çoba.

Njohësit e çështjeve politike kanë potencuar se kjo qasje desktruktive e Serbisë, po ashpërsohet edhe për faktin se BE-ja po mbanë një gjuhë të butë në raport me Beogradin./teve1/

Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri (video)
Daçiq diskuton me Escobarin për marrëveshjet e Brukselit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration