Asfaltohet rruga në Bilaç
Lokale

Asfaltohet rruga në Bilaç

04.Aug.2013 16:20
0
Në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit është asfaltuar rruga rurale me gjatësi prej 260 metra dhe gjerësi katër metra. Punimet që filluan të shtunën nga afër i ka përcjellë drejtuesi i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti i cili gjatë një prononcimi për Titullin u shpreh i kënaqur me asfaltimin e kësaj rruge. “Gjatë muajit shtator të vitit të kaluar kemi bërë shtrirjen e rrjetit të kanalizimit si dhe të ujësjellësit, ndërsa tani edhe po e asfaltojmë, duke e përmbyllur kështu infrastrukturën në këtë rrugë të fshatit Bilaç”, tha Haliti. Punimet në këtë rrugë me vlerë 3 milion e 100 mijë dinarë filluan më 18 korrik, ndërsa në një afat rekord ato i përfundoi kompania e kontraktuar “Saba Bellça” nga Presheva. Haliti, në kohën kur filluan përgatitjet për asfaltim të kësaj rruge premtoi se ajo do të përfundohet më së largu deri në festën e Bajramit. Me asfaltimin e kësaj rruge edhe fshati Bilaç, si shumë fshatra të tjera të komunës së Bujanocit, po kompleton infrastrukturën rrugore./Titulli.com/ [caption id="attachment_80742" align="aligncenter" width="640"]Rruga në Bilaç Rruga në Bilaç[/caption]
Arsiq: Ndryshimet në Qeveri nuk e prekin Bujanocin
Preshevë: Bie në pus, humbë jetën 47 vjeçari
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration