Asfaltohet rruga deri tek penda e Rahovicës – mundësi për investime në turizëm (foto)
Lokale

Asfaltohet rruga deri tek penda e Rahovicës – mundësi për investime në turizëm (foto)

19.Jul.2013 14:56
0
Është bërë asfaltimi i rrugës që shpie tek penda e Rahovicës në këtë fshatë të komunës së Preshevës. Me asfaltimin e saj pritet që kjo pendë të vizitohet nga qytetarët edhe më shumë, pasi ka të interesuar që të bëjnë investime.  Rahovice 1Rruga e asfaltuar përveç përfitimeve material që mund të sjellë për banorët e Bashkësisë Lokale (BL) të Rahovicës, ajo këtyre banorëve fillimisht ia ka hekur problemin e baltës, pasi në shumë raste ka qenë e pakalueshme gjatë të reshurave të shiut. Një banor nga kjo lagje thotë se ky problem më nuk do të jetë, por ata tash shohin se kush mund të investoj në biznese të reja tek penda e Rahovicës pasi është një vend mjaftë atraktiv për turizëm ditor. Ndërkaq udhëheqësit e BL të Rahovicës thonë se e përkrahin çdo investim që është në interesin e banorëve. Asfaltimin e kësaj rruge BL e ka kërkuar vitin e kaluar që të hyjë në Planin Investivë për këtë vit, çka edhe e ka pranuar Këshilli Komunal i Preshevës. [caption id="attachment_80803" align="alignright" width="300"]Femijet duke u freskuar ne liqenin e Rahovices Femijet duke u freskuar ne liqenin e Rahovices[/caption] Punimet i ka vizituar edhe delegacioni i pushtetit lokal.  Burhan Emërllahu  kryeshef i fondit për punë komunale dhe çështje banesore, thotë se tashmë po krijohen kushte më të mira për banorët e kësaj lagje, dhe për gjithë qytetarët e komunës së Preshevës të cilët e vizitojnë pendën e fshatit Rahovicë. Kryeshefi financave pranë administratës lokale në Preshevë Fatmir Azizi bënë të ditur se në Rahovicë do të kryhen edhe punë tjera të parapara me planin investiv 2013. Vlera e projektit të asfaltimit të rrugës në drejtim të pendës së Rahovicës është mbi 7 milion dinarë. Gjatësia e rrugës është 560 metra me gjerësi prej 4 metra, ndërsa punëkryes është ndërmarrja “Saba Bellça”./Titulli.com/ Rahovice 2 [caption id="attachment_80804" align="aligncenter" width="640"]Liqeni tek penda e Rahovices, Presheve Liqeni tek penda e Rahovices, Presheve[/caption]
Tërnoci protestoi, do ta padisë gazetën “Blic” (video)
Serbi: Shqiptarët e Luginës shtohen më shumë dhe vdesin më pak
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration