Arsiq: Ngjarjet e fundit nuk kanë ndikuar në koalicion
Lokale

Arsiq: Ngjarjet e fundit nuk kanë ndikuar në koalicion

09.Feb.2013 23:41
0
“Situata në Komunën e Bujanocit është e tronditur por jo edhe shqetësuese”, kështu e konsideron zv.kryetari i kësaj komune Stojança Arsiq. Ai, gjatë një prononcimi për Press ka thënë se “zhurma” e ngritur rreth përmendores në Preshevë ka mund të zgjidhet në mënyrë të kënaqshme për të dyja palët përmes një kompromisi. Sipas tij përmendorja nuk kishte mundësi të përdorej për “politikë” as nga Prishtina e as nga Beogradi. “Ka pasur spekulime rreth një pozite në favor të negocimit në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës” është shprehur Arsiq duke shtuar se kishte kërkesa edhe të disa politikanve shqiptarë që të ishin pjesë e negociatave. Zv.kryetari mendon se ndikimi i Beogradit dhe Prishtinës është i vogël në procesin negociues që zhvillohet në Bruksel. “Në Jug të Serbisë ne nuk pyetemi e as që na dëgjon ndokush. E jona është që t’i zgjidhim problemet për njerëzit e thjesht. Politikat e nivelit të lartë, si shkëmbimi i territoreve, reciprociteti, këto nga ne nuk varen” është shprehur Arsiq. Ai ka theksuar se “çështja rreth kufijve është e përmbyllur dhe definitive” dhe se jugu i Serbisë dhe Kosova për ndërkombëtarët janë dy probleme të ndryshme. Sipas Arsiq ngjarjet e fundit nuk kanë ndikuar në koalicionin qeverisës në komunën e Bujanocit “Në Bujanoc, shqiptarët dhe serbët mbajnë raporte të mira kur bëhet fjalë për njerëzit e thjesht, dhe se “nuk jetohet nga përmendoret dhe sloganet nacionaliste, pasi që zhvillimi ekonomik duhet të ketë prioritet”, ka thënë Arsiq. Sipas njeriut të dytë në Bujanoc, Trupi Koordinues duhet të jetë më shumë prezent në teren se sa më parë, ndërsa ai mendon se kryetari i ri i këtij organi shtetëror Zoran Stankoviq e ka nisur mirë njëherë./Titulli.com/
Harrohen varrezat e rrënuara në Bujanoc (foto)
“Tërmet” në radhët e opozitës në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration