Arsim Asllani, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc kërcënon Titullin!
Lokale

Arsim Asllani, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc kërcënon Titullin!

17.Jul.2015 16:03
0

Një tekst i shkurtër i publikuar në rrjetin social facebook të Portalit Informativ- Titulli ka ngjallur reagimin e drejtorit të shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Arsim Asllani i cili në njëfarë mënyrë ka fyer dhe kërcënuar Titullin.

Asllani fillimisht ka kontaktuar përmes telefonit njërin nga personelin e portalit Titulli, të cilit i ka kërkuar sqarime lidhur me postimin në fjalë.

Po citojmë fjalët e Arsim Asllanit “Jam apostrofuar në postimin e juaj, kërkojë që të demantoni atë që keni shkruar dhe se organizimi i festivalit për të cilin keni shkruar e ka bërë dikush tjetër e jo shtëpia e kulturës”.

Në të njëjtën ditë Arsim Asllani është takuar rastësisht me një personel tjetër të Portalit Informativ Titulli, ai duke diskutuar për postimin në fjalë ka rikërkuar me ngulm që postimi të fshihet menjëherë, sepse sipas tij nuk ka qenë korrekt.

Ai duke folur me një tonë të lartë i ka thënë personelit të Portalit Informativ Titulli se citohet “Unë di edhe ndryshe me juve të merrem vesh. Mos u merrni me politikë ditore”.

Gjatë diskutimeve Asllani ka dashtë të ndërhyjë në pavarësinë mediale të Titullit duke luajtur rolin e një profesionisti të gazetarisë që di të vlerësojë punën dhe objektivitetin e medias, e që realitet nuk e njeh askush si një “ekspertë” të tilë të medias.

Portali Informativ Titulli ai rikujton Arsim Asllanit, se veprimi i tij ndaj Titullit është fyes, kërcënues dhe se ka ndërhy në pavarësinë e medias që është drejt ekskluzive e mediumit.

Arsim Asllani, që postin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc e ushtron falë partisë së tij, ndoshta nuk është i vetëdijshëm për rolin që ka mediumi në ngritjen dhe avancimin e vlerave shoqërore, duke harruar ai se drejton një institucion publik e jo një ndërmarrje private ku mundë të bësh çka të duash.

Lidhur me kërcënimet e Arsim Asllanit ndaj promovimit të fjalës së lirë, Portali Informativ Titulli gjatë ditëve në vijim do të njoftojë organizatat e ndryshme në Serbi që merren me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe drejtave të njeriut.

Gjithashtu do të njoftohen edhe organet e sigurisë për kërcënimet e tij që pengojnë punën dhe rrezikojnë lëvizjen e lirë të personelit të medias.

Postimi për të cilin është kërcënuar Titulli është publikuar më datën 12 korrik 2015 në fan-page të Portalit Informativ-Titulli.

Më poshtë mundë të shihni tesktin e shkruar dhe fotografin për të cilët bëhet fjalë në reagim:

arsim-asllani-reagimi

 

"Në komunën e Bujanocit përdorimi i gjuhës shqipe siç duket po “injorohet” nga vet shqiptarët…? Në një ambient të hapur pranë Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, performuan shoqëri të ndryshme kulturoro artistike në kuadër të Festivali Ndërkombëtarë të Folklorit të organizuar në Bujanoc.

Ndoshta nuk i ka shkue në mendje drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc dhe ndonjërit prej administratës komunale në Bujanoc se këtu jeton një shumicë shqiptare…? Lexuesit ndoshta mundë të vlerësojnë fotografin?"

Shkrimi është publikuar më 16 korrik, po ripostohet për shkak të hakimit!

Kamberi: Mirënjohja, fyerje për viktimat civile të vrara në Luginë nga aparati shtetëror
Presheva përcjell porosinë për Fitër Bajram (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration