Arrestohet 39-vjeçari nga Bujanoci,  dyshohet për kontrabandë cigaresh dhe duhan të prerë
Lokale

Arrestohet 39-vjeçari nga Bujanoci, dyshohet për kontrabandë cigaresh dhe duhan të prerë

01.Oct.2023 17:25
0

Policia e Nishit, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Nish, ka arrestuar 39-vjeçarin A.R, nga rrethina e Bujanocit, në veturën e të cilit kanë gjetur dhe konfiskuar 5.480 pako cigare dhe 75 kilogramë duhan të prerë, pa dokumentacion përcjellës, transmeton Titulli.com.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të tregtisë së paligjshme të mallrave të akcizës.

Ndalimi i dhjetë të dyshuarve për prodhim dhe rishitje, përcjellë Titulli.com.

Në Nish, policia e ka ndaluar veturën “Skoda” e drejtuar nga i dyshuari dhe ka gjetur e konfiskuar cigare dhe duhan.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe së bashku me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorin themelor publik në Nish, njoftoi Policia e Nishit, transmeton Tanjug./Titulli.com/

Prezantohen pamjet e vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë (video)
Mustafi thumbon Arifin: Pse këshilltarët komunal të Vuçiqit ta votuan buxhetin?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration