Arifi: Shaip Kamberi organizoi komplote të njëpasnjëshme për shkarkimin e drejtorit në Preshevë
Lokale

Arifi: Shaip Kamberi organizoi komplote të njëpasnjëshme për shkarkimin e drejtorit në Preshevë

14.Apr.2021 04:09
0

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka reaguar pas shkarkimit të Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihut.

Vendimin për shkraktim të Driton Salihut, Arifi e ka quajtur puro politik.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka thënë se deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bashkëpunuar politikisht dhe ka organizuar komplote të njëpasnjëshme për shkarkimin e drejtorit Salihu.

“Vlen të theksohet se Partia për Veprim Demokratik – PVD, konkretisht kryesuesi i saj e njëkohësisht deputeti Shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi ishte në frontin e parë që ka bashkëpunuar politikisht dhe ka organizuar komplote të njëpasnjëshme në shkarkimin e drejtorit në fjalë dhe kjo është faktike pasi që është sabotuar puna e tij që nga dita e pare”, ka shkruar ai.

Serbët kundërshtojnë memorialin në Tërnoc për komandant Lleshin (video)
Raportuesja në Parlamentin Evropian: Ridefinimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor nuk është zgjidhje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration