Arifi: Nuk do të ketë më privatizim pa një proces transparent
Lokale

Arifi: Nuk do të ketë më privatizim pa një proces transparent

25.Jul.2013 18:53
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, është takuar sot në Beograd me drejtuesit e Agjencionit Republikan për Privatizim. Në këtë takim janë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit midis kësaj komune dhe agjencionit përkatës dhe u është dakorduar që në të ardhmen edhe komuna e Bujanocit të jetë partnere e proceseve të privatizimit kur janë në pyetje pronat dhe ndërmarrjet që akoma gëzojnë statusin shoqërorë. “Ky është hapi i parë që edhe ne si komunë të kemi qasje direkte në privatizim gjë që është shumë me rëndësi ngase në Bujanoc ka akoma shumë ndërmarrje shoqërore”, është shprehur pas takimit kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Ai më tej ka shfaqur bindjen se takimet nuk do të kenë vetëm karaktere formale por edhe konkrete ngase do të varet ardhmëria e pronës së gjithë qytetarëve të komunës. “Ne dëshirojmë të besojmë në sinqeritetin e Agjencionit për Privatizim që komuna të jetë partnere e denjë në momentet e ardhshme të përcaktimit të fatit të ndërmarrjeve. Edhe ky institucion duhet ta kuptoj se procesi që ka qenë deri më tash nuk ka qenë as i realizuar si duhet e as transparent, dhe se kështu nuk mund të vazhdohet në të ardhmen “, ka thënë Arifi. Kryetarit, ftesa nga drejtori i këtij Agjencioni Republikan për Privatizim për pjesëmarrje në takim i’u ishte dërguar më 19 korrik, ndërsa në të veç të tjerash qenë dhënë edhe detaje për ndërmarrjet në komunën e Bujanocit të cilat edhe më tej kanë statusin shoqërorë. Prej se ka filluar procesi i privatizimit në Serbi kryetari i komunës së Bujanocit për herë të parë ka marrë pjesë në një konsultë serioze me drejtuesit e këtij Agjencioni për t’u njoftuar me detajet dhe për të qenë partner i barabartë në rrjedhat e transformimit të pronës shoqërore në këtë komunë./Titulli.com/
Një ton mish zogjësh të Brazilit konfiskohen në Bujanoc
Zjarr i qëllimshëm në Preshevë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration