Arifi i entuziazmuar me takimet në Zvicër
Lokale

Arifi i entuziazmuar me takimet në Zvicër

20.May.2014 14:42
0
Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe Arbër Pajaziti kanë zhvilluar takime me përfaqësues të qytetit Will të kantonit Sat.Gallen të Zvicrës ku është biseduar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit. Fillimisht, kryetari Arifi u takua me shefin e zyrës për Integrim zotëri Felix Baumgartner ku biseduan për integrimin e shqiptarëve në këtë kanton, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për tu integruar shqiptarët në shtetin zviceran. [caption id="attachment_121186" align="alignleft" width="300"]3 Arifi me shefin e zyrës për Integrim ,  Felix Baumgartner[/caption] Po ashtu gjatë takimit u bisedua edhe për një projekt  në kuadër të kësaj zyre ku do të bëhet shkëmbimi i nxënësve dhe mësuesve për tu njoftuar me sistemin e mësimit në të dyja anët. Pastaj takimi ka vazhduar me koordinatorin për Kulturë dhe Kinematografi në këtë Kanton Valton Jakupi nga komuna e Bujanocit i cili aktualisht është duke jetuar de punuar në Zvicër. Valtoni Jakupi, njoftoi Arifin me sistemin kulturor dhe kinematografik dhe inkuadrimin e të rinjve në projekte kulturore zvicerane, që është një çështje me rëndësi të madhe në këtë kanton dhe për shkëmbimin e të rinjve që të njoftohen për kulturën dhe kinematografinë në të dy anët. “Edhe pse  mbrojë këtu kulturën dhe kinematografinë zvicerane asnjëherë nuk do ta harroj vendin tim prej nga kamë ardhur dhe po të me jepet mundësia jam i gatshëm të kontribuoj edhe për vendin tim sikur për shtetin zviceran”, tha Valton Jakupi. Kryetarin e komunës së Bujanocit e edhe zonja e parë e qytetit Will të kantonit St. Galen Susanne Hartmann dhe u shkëmbyen përvoja të ndërsjella që në të ardhmen të shërbejnë në bashkëpunim në shumë fusha.   [caption id="attachment_121187" align="alignright" width="277"]5 (1) Susanne Hartmann, kryetare e qytetit Will të kantonit St. Galen dhe Arifi gjatë takimit[/caption] Susanne Hartmann, e falënderoi kryetarin Arifi që gjeti kohë të e  vizitoi dhe që kujdeset për pjesën tjetër të popullatës që jetojnë në Zvicër dhe premtoi se bashkëpunimi do të jetë i ndersjelltë nga të dyja komunat. Arifi ia dhurojë një simbol të komunës së Bujanocit dhe e ftoi presidenten e qytetit Will që ta vizitoi komunën e Bujanocit dhe të njihet më mirë me këtë  pjesë, ndërsa ajo tha se është në përgatitje e sipër për një vizitë më  të gjerë  në këtë komunë dhe rajon. Në fund të takimit u vendos që të vazhdojnë bashkëpunimet nga të dyja palët në disa fusha dhe pritet që edhe një bashkëpunim më i gjerë./Titulli.com/  
Musliu në Ferizaj, merr pjesë në zbulimin e bustit të dëshmorit Enver Topalli
Bujanoci me Fakultet për Menaxhim aplikativ në Ekonomi dhe Financa
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration