Ambasadori i ri amerikan në Serbi viziton për herë të parë Preshevën
Lokale

Ambasadori i ri amerikan në Serbi viziton për herë të parë Preshevën

10.Mar.2016 15:20
0
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kajl Rendolf Skat, ka vizituar sot për herë të parë komunën e Preshevës, ku u takua me kryetarin e komunës, Ragmi Mustafën.

Në këtë takim bashkëbiseduesit kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, krizën e refugjatëve, tekstet mësimore,si dhe hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc- Llojan, thuhet në një postim të kryetarit Mustafa në rrjetin social facebook.

Gjithashtu në takim kryetari Mustafa ka shprehur besimin e tij në vlerësimin që pritet ta jep faktori ndërkombëtar lidhur me zhvillimet në vend.

“Nga ana ime u shpreh skepticizmi se Qeveria e Republikës së Serbisë fatkeqësisht nuk interesohet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka thënë Mustafa.

Ambasadori amerikan Kajl Rendolf Skat takimin e parë në Serbi e realizoi në komunën e Preshevës. Ai u nda i kënaqur me takimin duke premtuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen, thuhet gjithashtu në postim./Titulli.com/

Deri në fund të javës së ardhshme Alternativa për Ndryshim do të vendos për pjesëmarrjen apo jo në zgjedhje parlamentare
Lugina ende e pavendosur për zgjedhjet parlamentare në Serbi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration