Ambasadori Heinz Wilhelm qëndron në KKSH
Lokale

Ambasadori Heinz Wilhelm qëndron në KKSH

14.Nov.2013 11:52
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Galip Beqiri ka pritur të mërkurën në zyrat e tij, Ambasadorin e Gjermanisë dhe sekretaren e parë të Ambasadës në Beograd, Heinz Wilhelm dhe Sonja Bohnet. Kryetari Beqiri, mysafirët i njoftoi me funksionimin e deritanishëm të KKSH-së, duke  vënë theksin në hapat për zgjidhjen e problemeve vitale të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. “Problemet janë grumbulluar me vite e vite, në partneritet me të gjitha palët e interesuara kemi bërë hapa të konsiderueshëm në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip” tha Beqiri, i cili më tej vazhdoi se “kemi shprehur shqetësimet tona rreth kurrikulave dhe librave shkollor ku edhe më tej na duhet ndihma e të gjithëve e në veçanti prezenca më aktive e Ambasadës Gjermane”. Kryetari i KKSH-së gjithashtu i njoftoi drejtpërdrejt rreth gjendjes dhe nivelit të respektimit të të drejtave të shqiptarëve duke nënvizuar përdorimin e gjuhës shqipe nga institucionet zyrtare dhe incidentin e fundit me librat shkollor në shkollën “Zenel Hajdini” në Raincë.ambasadori gjerman-Beqirir-1 Ambasadori Heinz Wilhelm inkurajoi KKSH-në për punën dhe veprimtarinë që e ushtron, duke vënë theksin se do ta mbështesë këtë institucion në fuqizimin dhe rolin e merituar. “Ambasada Gjermane interesuar që të shoh zhvillimin e komunitetit shqiptarë dhe në këtë drejtim do të jemi partner në procesin e integrimit” u shpreh Ambasadori Wilhelm. Me këtë rast Ambasadori Wilhelm në shenjë respekti dhuroi një monografi mbi kryeqytetin e Gjermanisë Berlin, për deri sa në mirënjohje të kontributit të kësaj ambasade kryetari Beqiri i bëri dhuratë fotografin ku është paraqitur imazhi i veshjes tradicionale kombëtare medvegjase. Nga takimi shprehën të gjitha palët kënaqësinë duke konkluduar se më shumë se kurrë është e nevojshme prezenca e Ambasadës Gjermane në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ndikimi i saj në normalizimin e jetës së shqiptarëve në këto treva pasur parasysh edhe lidhjet e kësaj treve me diasporën në këtë shtet./Titulli.com/
17.852 fidane të pemëve i ndahen bujqve të Bujanocit (foto)
Përfundon takimi urgjent, librat mbeten “nën arrest”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration