Aliu në Preshevë: Beogradi mund të na bëjë ndalesa, por ne do të insistojmë vazhdimisht
Lokale

Aliu në Preshevë: Beogradi mund të na bëjë ndalesa, por ne do të insistojmë vazhdimisht

28.Jan.2022 13:17
0

Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut autoritet serbe ia kanë lejuar vizitën zyrtare në Preshevë. Megjithëse, Aliu në një konferencë të rpërbashkët që pati me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin tha se Beogradi mund t’iu bëjë ndalesa por që do të bëjnë vazhdimisht kërkesa për të vizituar Komunën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës. Kjo meqenëse atij dhe tre ministrave të tjerë të Qeverisë së Kosovës, autoritete serbe nuk ua kishin lejuar vizitën që do të bënin me 28 nëntor.

“Ne do të bëjmë vazhdimisht kërkesa për ta vizituar Preshevën. Autoritet në Beograd mund të na bëjnë ndalesa por ne do të insistojmë vazhdimisht, pra po ta refuzonin tash këtë kërkesë që erdha unë do ta bëja një kërkesë tjetër për pak më vonë, pra nuk do të hezitojë të bëjë kërkesa të vijë ta vizitojë Preshevën., njëjtë sikurse edhe ministrat tjerë nëse me 28 nëntor kemi planifikuar të vinim katër ministra bashkë, tash erdha vet por në vizita tjera mbase do të jemi prapë bashkë”, ka thwnw Aliu.

Megjithëkëtë, Aliu u shpreh i lumtur që vizitoi Preshevën. Nga aty ai u shpreh se veç obligimit personal, është edhe obligim i Qeverisë së Kosovës që të përkujdeset për të drejtat dhe mirëqenien e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Ministri theksoi se është detyrë që në aspektin politik, Qeveria e Kosovës që në negociatat me palën serbe t’i ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve të Luginës.

“Është detyrë e jona që edhe në aspektin politik Republika e Kosovës në negociata, në takime me palën serbe përherë ta ngrisë çështjen e të drejtave të qytetarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë duke pasa parasysh përherë parimet e reciprociteti”, nënvizoi ministri Aliu.

Liburn Aliu fillon vizitën në Preshevë: Shpalosin propozime projektesh (video)
Arkiva: Konjufca për shkëmbimin e territoreve: Hap perspektivën e shqiptarëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration