Alarmon media italiane: Flota spiune ruse pranë Shqipërisë, kërcënohet gazsjellësi TAP
Rajoni dhe Politika

Alarmon media italiane: Flota spiune ruse pranë Shqipërisë, kërcënohet gazsjellësi TAP

23.Dec.2022 07:30
0

Mediat italiane lëshojnë alarmin se një anije e spiunazhit të Rusisë ka qëndruar në kanalin e Otrantos, jo shumë larg Shqipërisë, për rreth dy orë. 

“La Repubblica” shkruan se bëhet fjalë për “Akademik Pashin”, që lundroi pikërisht në një pikë delikate ku gjenden tubacionet e gazsjellësit TAP.

Kjo linjë konsiderohet me rëndësi të madhe strategjike dhe një zëvendësim i burimeve pas ndërprerjes së gazit rus për Europën. Mediat italiane shkruajnë se anija ruse e spiunazhit kishte ndaluar fillimisht në një linjë nënujore interneti që kalonte nga Bari për në brigjet greke. 

Ndërsa tensioni për autoritetet e Romës kishte nisur kur ajo kaloi dhe qëndroi në tubacionin TAP, pasi i druheshin një skenari të ngjashëm ne gazsjellësit Nord Stream, të cilët u dëmtuan me lëndë plasëse.

Vendet e NATO-s i druhen një hakmarrje të Putinit për shkak të sanksioneve, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia që e gjitha të jetë një luftë psikologjike e Rusisë.

Anija e spiunazhit është 130 metra e gjatë dhe që prej 24 gushtit po lundron në Mesdhe, në ujërat ndërkombëtare.

Në Kuvendin e Serbisë kërkohet mbyllja e kufijve për kosovarët që vijnë nga diaspora
Shpallet lista e bursave studentore në Këshillin Kombëtar Shqiptar (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration