Aksident në rrugën Tërnoc "“ Breznicë
Lokale

Aksident në rrugën Tërnoc "“ Breznicë

03.Mar.2016 13:24
0
Në aksidentin e rëndë rrugor që ka ndodhur dje rreth orës 14 në rrugën Tërnoc "“ Breznicë, është lënduar rëndë motoçiklisti V.XH, 31 vjeçar nga Tërnoci.

Këtë aksident e ka konfirmuar edhe policia në Vranjë, ndërsa deri tek aksidenti ka ardhur kur janë ndeshur motoçikleta dhe kombi.

Drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëdime të rënda dhe është dërguar për mjekim në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Ky është aksidenti i tretë në dhjetë ditët e fundit në territorin e Rrethit të Pçinjës, ku pjesëmarrës janë drejtuesit e motoçikletave.

Dy rastet e para kanë përfunduar tragjikisht me humbjen e jetës së motoçiklistëve.

Më 23 shkurt, afër fshatit Konçul humbi jetën motoristi Jonuz Jonuzi, 35 vjeçar nga fshati Nesalcë, ndërsa më 25 shkurt në Vladiçin Han humbi jetën drejtuesi i motoçikletë postare, 40 vjeçari, Bojan Dimitrijeviq./Titulli.com/

Kafeneja në Preshevë, ku aty gjithçka është falas (Video)
Vendosen tabelat e rrugëve në dy gjuhë, Bujanoci me dy sheshe (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration