Abdulahi: Rinia e Luginës mendjemëdhejë dhe xheloz
Intervista

Abdulahi: Rinia e Luginës mendjemëdhejë dhe xheloz

27.Aug.2013 17:37
0
Edvik Abdulahi-2Kikboksieri me famë botërore, Edvik Abdulahi gjatë një interviste për “Titullin” ka rrëfyer karrierën e tij tejet të suksesshme si boksier, objektivat dhe dashurinë që ka për vendlindjen e tij, Tërnocin dhe Luginën. Deri më tani Edvik Abdulahi ka zhvilluar gjithsejtë 104 ndeshje në kikboks, dhe ka treguar një rezultat shume të madh në Belgjik ku që nga viti 1993, jeton dhe vepron në Bruksel. Edviki përveç se është kampion në sportin me të cilin merret tani ka dhe një përgjegjësi të madhe, ai udhëheq Federatat më të mëdha dhe prestigjioze Belge, si  në WKF dhe World Profi (ISKA). Përndryshe, Edvik Abdulahi, gjithashtu është president i Lëvizjes shqiptare “JEMI NJË”, në të cilën organizatë joqeveritare, janë të përfshirë shumë emra dhe personalitete të njohur të publikut shqiptar nga Shqipëria, Kosova dhe trojet e tjera etnike.  Titulli: Çfarë do të thotë të jesh një kampion në sportin të cilin ushtroni  ju? Edvik Abdulahi: Të jesh Kampion i Botës në Kickboxing është një ëndërr të cilën unë ndjehem si një Ambasador i sporteve luftarake në botë. Titulli: Na thoni diçka më shumë për karrierën dhe aktivitet tuaj? Edvik Abdulahi-4 Edvik Abdulahi: Karriera ime si sportist, dhe tash edhe si kryetar i Federatave Belge WKF & World Profi (ISKA) është gjithashtu edhe krenari dhe mburrje për gjithë ne ku do të krenohemi gjithë jetën. Titulli: Rajoni i Luginës ka dhënë shumë sportist të dalluar-sidomos në sportet luftarake, cili është frymëzimi dhe sa është vështirë që një sportist të përgatitet dhe zhvillohet në këtë vend të vogël? Edvik Abdulahi: Është e vërtetë se është shumë vështirë të arrish rezultate me karakter botërorë por me punë serioze gjitha arrihen. Sa i përket rajonit tonë unë mund të ju garantojë se talentë do të na përgëzojnë tërë jetën. Titulli: Si i vlerësoni aktivitetet për përgatitjen e talenteve të rinj në sportin luftarak në Luginë dhe çfarë mundë të bëjë Edvik Abdulahi për të gjithë ata të rinj të entuziazmuar për sporte luftarake? Edvik Abdulahi: Rinia jonë këtu nuk janë fort aktivë sa duhet, janë shumë pasivë dhe çka është ma e keqja, janë mendjemëdhejë dhe xheloz negativ, nuk respektojnë asgjë çka është me vlerë,  kjo është një dobësi psikologjike. Duhani pihet me të madhe, ka mundësi edhe se drogohen  dhe këto nuk janë te karakterit tonë shqiptarë, më vjen shumë keq, mendoja të jem një shembull i mirë për gjithë dhe të krenohen se janë shqiptar. Edvik Abdulahi-5 Titulli: Cilat janë planet tuaj në karrierë dhe çfarë të brengos më së shumti? Edvik Abdulahi: E ardhmja ime besoj se  është të angazhohem me rinin të karakterit sportivë dhe të mundohem që rinis tonë t'u jap mundësi të licencohen në federatat Evropiane dhe Botërore, të tregojnë burrërinë dhe zemrën aty ku duhet dhe të jenë idhujt e gjithë rinisë botërore,  nuk më brengos asgjë nëse do të jenë të disiplinuare dhe të jenë sportist me zemër./Titulli.com/
Një modele nga Lugina që synon famën e Merlin Monros
“Hapet” Arifi, sqaron situatën në Komunë të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration