50 vende të reja pune në Bujanoc dhe Vranjë
Lokale

50 vende të reja pune në Bujanoc dhe Vranjë

10.Sep.2012 21:26
0
“Simpo” deri në fund të vitit do të pranojë 50 punëtorë të ri në sektorët prodhues, ka konfirmuar për Tanjugun Sllagjan Disiq, drejtor gjeneral i kompanisë. “50 punëtorë të ri do të fitojnë vende pune në fabrikën për prodhimin e tapicerive në Vranjë dhe në fabrikën e dyshekëve në Bujanoc, të dy këto fabrika të cilat që nga fillimi i vitit të ri kalendarik kanë obligime të mëdha ndaj blerësve jashtë vendit”, theksoi Disiq, transmeton Titulli. Ai po ashtu tha se me punëtorët e ri në të dy fabrikat, do të rriten ato linja prodhimi të cilat kanë obligime më të mëdha  eksportuese në vitin e ardhshëm. “Përmbushja e obligimeve të nënshkruara kundrejt partnerëve të huaj për ne është e rëndësisë së veçantë, pasi që vetëm kështu mund të vazhdohet me punën me kapacitetin e madh prodhues që kemi, i cili tejkalon nevojat e brendshme të tregut vendor”, tha në fund drejtori gjeneral Sllagjan Disiq. “Simpo” nga Vranja, është kompania më e madhe prodhuese në serbi e tapicerive, dyshekëve, pëlhurave dekorative si dhe shitësi më i madh orendive. Kjo kompani e cila numëron me qindra punëtor, në fabrikën e saj në Bujanoc ka të punësuar një numër të vogël të shqiptarëve./Titulli.com/
Banja e Siarinës në Medvegjë, gati e braktisur
Davenport: Dua të vazhdojë bashkëpunimin me Arifin (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration