4 shkolla nga Bujanoci e Presheva binjakëzohen me 4 shkolla nga qyteti i Bursës në Turqi
Lokale

4 shkolla nga Bujanoci e Presheva binjakëzohen me 4 shkolla nga qyteti i Bursës në Turqi

11.Oct.2023 07:48
0
Përfaqësues nga 4 shkolla fillore dhe të mesme nga Bujanoci e Presheva binjakëzohen me katër shkolla nga qyteti i Bursës në Turqi, transmeton Titulli.com.
 
"U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe shkollës së mesme Osmangazi Şükrü Şankaya, i nënshkruar nga drejtoresha e shkollës Şükrü Şenkaya Yeşim Ömeroğlu Ünlü. Shkolla jonë u përfaqësua nga ish drejtori i shkollës z.Zejni Fejzullahu", thuhet në njoftimin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
 
Sipas këtij njoftimi katër shkolla nga Lugina e Preshevës binjakëzohen me katër shkolla nga qyteti i Bursës në Turqi, si dhe përfaqësuesit e pushteteve lokale në Bujanoc dhe Preshevë.
 
 
Projekti i tillë ka filluar gjatë vitit shkollor 2021/22, me iniciativë të drejtorit të shkollës së mesme në Bujanoc dhe Recep Gündüz,kordinatori i qendres kulturore te Kosoves ne Bursa.
 
"Qëllimi i bashkëpunimit është vizita reciproke e nxënësve dhe personelit arsimor të të dy shkollave si dhe ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor", thuhet në njoftim të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc./Titulli.com/
 
Pse janë të përçarë palestinezët? (video)
Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration