2 raste me Covid-19 në shkollën e mesme në Bujanoc, drejtoria kërkon rrespektim të masave pandemike
Lokale

2 raste me Covid-19 në shkollën e mesme në Bujanoc, drejtoria kërkon rrespektim të masave pandemike

15.Sep.2021 07:40
0

Drejtoria e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc përmes një teksti të publikuar në Facebook ka njoftuar se janë paraqitur dy raste me Covid-19 në mesin e nxënësve dhe kërkon rrespektim të masava të cktuara me ligj.

Njoftimi i plotë në Facebook: 

Apel për të gjithë
 
Duke parë se rastet me COVID-19 (dhe variantet tjeta të tij) po rriten për çdo ditë në rajon, domethënë edhe në shkollën tonë, apelojmë që të jemi të kujdesshmëm kudo që gjendemi.
 
Në bazë të të dhënave zyrtare, sot konfirmohen dy raste me COVID-19 në mesin e nxënësve të shkollës sonë.
 
Të respektojmë masat e parapara gjatë pandemisë, në mënyrë që të ruajmë shëndetin e të gjithëve.
 
Masa më e lehtë është BARTJA E MASKËS. Ju lutemi që të respektoni masat e parapara: bartjen e maskës, ruajtjen e distancës, dezinfektimin e duarve.
 
E ruajmë vetveten, i ruajmë edhe të tjerët!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration