Lokale
		                        		                        Zejni Fejzullahu rikthehet në drejtimin e “Sezai Surroit”
		                        
		                        
		                        Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ushtrues detyre (UD) i drejtorit të këtij institucioni arsimor është rizgjedhur profesori Zejni Fejzullahu.
Të enjten në postin e UD-së u emërua Muhamed Jashari i cili më pas të hënën u shkarkua për t’u riemëruar në detyrën e UD-së Zejni Fejzullahu.
Këshilli i shkollës me këtë vendim në një afat sa më të shpejt ka bërë ndryshimet në udhëheqësin e këtij institucioni arsimor, në mënyrë që mos të ketë pasoja në procesin arsimor, sidomos në këtë kohë kur është e nevojshme pajisja e nxënësve maturant me dëftesa dhe diplomë për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!