Vuçiq: Nuk i mbyllim qytetet, shkojmë në testime masive dhe Serbia nuk do të jetë në gjendje të mirë
Lokale

Vuçiq: Nuk i mbyllim qytetet, shkojmë në testime masive dhe Serbia nuk do të jetë në gjendje të mirë

29.Mar.2020 10:07
0

Serbia nuk do të miratojë masa më të rënda, të mbyll qytete, po prej nesër do të fillojë me testime masive, izolim masiv të rasteve më të lehta në “spitalet e përkohshme” dhe forcimin e politikës penale për mosrespektimin e masave në luftën kundër koronavirusit, theksuan në pres-konferencën e sotme presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiq.

Presidenti Vuqiç paralajmëroi se nuk do të miratojë masa të rënda dhe të mbyllë qytete, për shkak të nevojës së policisë dhe ushtrisë për testime masiv dhe ruajtjen e objekteve dhe qytetarëve, transmeton Titulli.com.

“Në dy-tre javët e ardhshme Serbia nuk do të jetë në gjendje të mirë, për shkak të rritjes së numrit të testimeve që do të rrisin numrin e pacientëve …me ç’rast do të kemi deri në 500 persona në ditë në spitale brenda 3-4 ditëve”, deklaroi Vuçiq, i cili shtoi se spitalet në Serbi janë të stërmbushura me të sëmurë.

“Sot është dita më e keqe në Evropë me 969 vdekje për një ditë në Itali, ndërsa Serbia po i afrohet afatit 3 deri në 5 vdekje në ditë”, tha Vuqiç, për të cilin shkak në Serbi duhet të ndërtohen spitale të reja, ndërsa janë duke u përgatitur edhe “spitalet e përkohshme”  në Panairin e Beogradit, sallën Pionieri në Beograd, qendrën sportive Çair në Nish, panairi i Novosadit, Spens dhe vende të tjera.

Ai paralajmëroi se Serbia do të marrë 15 milionë maska mbrojtëse për tre ditë dhe një numër më të lartë të respiratorëve mobil, furnizimi i të cilave sot është jashtëzakonisht i vështirë, si dhe se ushtria do t’i ruajë edhe qendrat gjerantologjike, që të mos ketë raste të vdekjes si në Itali dhe Spanjë.

Kryeministrja Ana Bërnabiq gjithashtu tregoi edhe numra statistikorë, sipas të cilave, në krahasim me Italinë, në Serbi janë vërejtur 25.2 për qind e e personave të infektuar mbi 65 vjeç, si dhe se mosha mesatare e të prekurve është 66 vjeç.

“Ofensiva e Serbisë kundër luftës së koronavirusit përbëhet nga tre masa, e para nga të cilat, në vend të numrit të 300-400 të personave të testuar çdo ditë, ajo do të rritet prej nesër në 2500 madje deri në 4000 të testuar çdo ditë në ditët në vijim”, tha Bërnabiq.

Si masë të dytë, Bërnabiçq e paralajmëroi hapjen nesër në orën 8 të një spitali të përkohshëm në Panairin e Beogradit për rastet e para më të lehta të sëmundjes, ku ata do t’i nënshtrohen “trajtimit të shpejtë”.

Masa e tretë është rritja e intensitetit të politikës së ashpër penale për sa i përket shkeljeve të masave të tilla si izolimi, vetizolimi dhe mosrespektimi i orës policore.

Në pres-konferencë u tha gjithashtu se të dielën do të prezantohet programi i masave ekonomike për ballafaqimin me pasojat e krizës.

Pacientët e parë të infektuar me CoVid-19 në Serbi dhe që kanë vetëm simptoma të lehta, po transferohen në një spital të improvizuar në sallat e Panairit të Beogradit, njoftuan autoritetet serbe të premten në mbrëmje, raporton Ballkan Insight.

“Spitali i përkohshëm në Panair do të fillojë të pranojë pacientët e tij të parë nesër nga 8 e mëngjesit dhe ky është hapi tjetër logjik përballë testimit në masë,” tha Kryeministri serb, Ana Bërnabiq, në një konferencë për media të premten.

Qeveria i publikoi në faqen zyrtare udhëzimet reth coronavirusit për pacientët që po vendosen në spitalin e improvizuar.

Serbia ka 528 raste të konfirmuara me coronavirus deri më tani, me shumicën e pacientëve që banojnë në Beograd, Valjevo dhe Cuprija./Titulli.com/
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration