Vendet e  Ballkanit Perëndimor pjesë e programit 7,5 miliardësh të BE-së, por jo edhe Kosova
Rajoni dhe Politika

Vendet e Ballkanit Perëndimor pjesë e programit 7,5 miliardësh të BE-së, por jo edhe Kosova

01.Jul.2023 07:06
0

“Firmosja e sotme e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Programin e Evropës Digjitale për pothuajse të gjitha ekonomitë e rajonit tonë është një hap i rëndësishëm për të përforcuar kapacitetet kritike digjitale në BE dhe BP.

 

Agjenda digjitale është një shembull se bashkëpunimi ndërmjet BP dhe BP-BE në fusha me interes për qytetarët është i mundur.

Ajo që dikur dukej pothuajse utopike, tani është një realitet që nga viti 2021 - me tarifat rajonale të roaming-ut të eliminuara. Ne vazhdojmë të mbajmë premtimet tona në agjendën e roaming.

Gjatë Dialogut të parë Rregullator theksova sfidën e radhës për uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe BP- së. Që nga 1 tetori, presim një ulje mesatare rajonale me 30% të kostos së të dhënave gjatë roaming” tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në takimin e Dialogut Rregullator BE-Ballkani Perëndimor të organizuar nga Komisioni Evropian sot në Bruksel.

Takimi mblodhi ministra nga Ballkani Perëndimor përgjegjës për Komunikimin dhe Agjendat Digjitale, zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, si dhe përfaqësues të organeve dhe agjencive rregullatore të telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor. Përveç znj. Bregu, fjalën e hapjes e mbajti Roberto Viola, Drejtor i Përgjithshëm në DG CONNECT të BE-së; Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm në DG NEAR të BE-së; dhe Natalia Aristimuño Pérez, Drejtoreshë në DG DIGIT të BE-së.

 

“Ne po mblidhemi një ditë pas konferencës së suksesshme të nivelit të lartë, për sigurinë kibernetike– duke bërë thirrje për një integrim më sistematik të rajonit tonë në përpjekjet e përgjithshme kibernetike të BE-së. Këto ditë intensive mbi sigurinë kibernetike dhe dialogun rregullator midis rajonit tonë dhe BE-së mbi agjendat e transformimit digjital, shpresojmë që së shpejti të bëhen rituali ynë i zakonshëm. Dialogu i sotëm mund dhe duhet të projektojë disa nga rrugët, politikat, kornizat, programet konkrete digjitale – në të cilat rajoni mund të integrohet me përfitime konkrete përpara anëtarësimit. RCC është gati të jetë platforma për të formësuar këtë vizion të guximshëm dhe progresiv të integrimit, duke e sjellë rajonin tonë më afër BE-së. Vetëm një dialog i fortë i drejtuar nga kërkesa që orientohen nga vizioni i qartë i BE-së për rrugë të hapura për integrim të përshpejtuar dhe pragmatizëm të fortë që ndihmon në vlerësimin e nevojave dhe sfidave tona rregullatore - mund të sjellë rezultate të qëndrueshme”, përfundoi Bregu.

Mesatarisht, 72.5% e familjeve të BP- së kanë akses në rrjetet fikse me brez të gjerë që ofronin shpejtësi më të larta se 30 Mbps, krahasuar me 90% në BE. Për më tepër, vetëm 35% e qytetarëve të BP- së zotërojnë të paktën aftësi bazë digjitale ndërsa në BE mesatarja është gati 54%. Vetëm 3% e ndërmarrjeve në rajonin e BP përdorën të paktën një teknologji të inteligjencës artificiale, ndërsa në BE kjo është gati tre herë më shumë, dhe përdorimi i teknologjive digjitale nga SME-të në BP mbetet dukshëm nën mesataren e BE-së. Plani i ardhshëm i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili duhet të përfshijë integrimin gradual në tregun e vetëm digjital dhe rritjen e ndihmës financiare, mund të jetë shtytësi kryesor drejt dialogut dhe bashkëpunimit me BE-në.

Komuna e Bujanocit shpërblen me 24 mijë dinarë nxënësit më të dalluar të gjeneratës
Gazeta franceze shkruan për Shqipërinë: Po tërheq gjithnjë e më shumë turistë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration