Lokale
		                        		                        Thaçi takon liderët e Luginës, problemi i përmendores të zgjidhet me dialog
		                        
		                        
		                        Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim një delegacion të përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Takimi u zhvillua në kohën kur janë rritur tensionet mes autoriteteve lokale shqiptare dhe qeverisë serbe në lidhje me monumentin kushtuar të rënëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Duke iu referuar kësaj situate, kryeministri Thaçi, sipas njoftimit për media, ka theksuar se “shtetet demokratike në mbarë botën e kanë për detyrë thelbësore që të përkujdesen për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të të gjitha komuniteteve. Një standard i tillë demokratik duhet të respektohet edhe nga Serbia, ashtu siç respektohet plotësisht në Kosovë”, shkruan "Zëri".
Thaçi ftoi që të gjitha çështjet në Preshevë të zgjidhen përmes dialogut./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!