Shqiptarët kopjojnë partinë e Vuçiqit në Bujanoc, takime për “pasivizim politik”? Fotografi nga takimi i partive politike në Bujanoc, 20.02.2024.
Lokale

Shqiptarët kopjojnë partinë e Vuçiqit në Bujanoc, takime për “pasivizim politik”?

20.Feb.2024 18:52
0

Përfaqësuesit e partive politike në Bujanoc sot u takuan në selinë  e Këshillit Kombëtar Shqiptar për të diskutuar unifikimin në një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Nikoqiri i këtij takimi, Nevzad Lutfiu ka shkruar se Këshilli Kombëtar Shqiptar do inicoj takime të tjera për t'i konkretizuar gjërat e diskutuara sot.

Pjesë e takimit të sotëm ishin Nagip Arifi  PD, Ragmi Mustafi PVD, Shqiprim Musliu LPD dhe Arbër Pajaziti APN.

“Sot pritëm në KKSH përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare të Komunës së Bujanocit për të biseduar për zgjedhjet e ardhshme lokale që do mbahen këtë vit. Lajm i mirë është se të gjithë u deklaruan pro arritjes së një marrveshje parazgjedhore ose paszgjedhore për shumicën shqiptare në mandatin e ri, dhe janë të gatshëm që në takimet e radhës t'i diskutojmë parimet dhe kriteret e kësaj marrëveshje”, ka shkruar për takimin Lutfiu.

Më këtë iniciativë shqiptarët po kopjojnë aktivitetin e Partisë Përparimtare Serbe (SNS të Presidentit Aleksandër Vuçiq) dhe subjekteve tjera politike serbe për të dalë me një listë zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale në Bujanoc.

Qeverisja e të gjitha subjekteve politike shqiptare në komunën e Bujanocit nga viti 2020 ka treguar një pasivizim të zhvillimit të demokracisë në nivel komunal dhe është treguar pa sukses në avancim të pozitës shqiptare në këtë komunë./Titulli.com/

Tre persona humbën jetën, disa të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Preshevë-Bujanoc
Raporti britanik: Rusia po rindërton kapacitete për të destabilizuar Evropën, përmenden organizatat bamirëse dhe fetare ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration