Rama përshëndet krejt Kosovën para se të niset për Sarajevë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur krejt Kosovën para se të niset për Sarajevë.
Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka bërë të ditur se sot këtë vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë po e bën për ditën e dytë të takimeve në rajon,transmeton Titulli.com
“Mirëmëngjesi dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se të enjten, ai vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Sot ai pritet të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.