 
		                            		                            		                            
		                        Publikohet lista preliminare e ndihmave të njëhershme për studentët nga komuna e Bujanocit
Komisioni për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët ka shpallur listën preliminare të përfituesve studentë.
Sipas listës preliminare ndihmat e njëhershme i kanë fituar 148 studentë nga komuna e Bujanocit të cilët studiojnë në fakultete të ndryshme në vend dhe jashtë tij.
Në bazë të kësaj liste 551 kërkesa janë refuzuar, gjegjësisht kërkesat të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet e konkursit.
Pas skadimit të afatit prej 8 ditësh për ankesa, komisioni do të shpallë edhe listën përfundimtare të përfituesve të bursave.

 
                                 
                     
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                            