Lokale
		                        		                        Mustafa: Situatë e qetë në Preshevë
		                        
		                        
		                        Kryetari i komunës ë Preshevës, Ragmi Mustafa gjatë një konference për  media ka deklaruar se situata në Preshevë është e qetë dhe që nuk ka tendenca përkeqësimi.
Edhe gjatë ditës së sotme është zhvilluar takim me përfaqësuesit politik shqiptar  të Luginës dhe se takimet e tilla  do të zhvillohen edhe ditëve në vijim me qëllim të mbajtjes së situatës nën kontroll dhe sigurisë politike.
Mustafa ndjehet më i liruar sot gjatë konferencës, duke u mbështetur në vendimet e seancave të jashtëzakonshme që ka organizuar Kuvendi komunal të Komunës në Preshevë.
Pavarësisht deklaratave tendencioze, situata në Preshevë vazhdon të jetë e qetë, dhe  Pllaka përkujtimore me emrat e Dëshmorëve të UÇPMB-së po qëndron në sheshin e Preshevës./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!