Komuna e Bujanocit përfiton projekt nga qeveria e Serbisë afro 70 mijë euro
Lokale

Komuna e Bujanocit përfiton projekt nga qeveria e Serbisë afro 70 mijë euro

08.May.2021 00:28
0
Komuna e Bujanocit ka përfituar 8.200.000 dinarë nga programi për mbështetje të zhvillimit për komunat e pazhvilluara (komunat të cilat bien në grupin e 4-të për kah zhvillimi), që udhlhiqet nga Ministria pa Portofol e Republikës së Serbisë, thuhet në njoftimin e publikuar nga komuna e Bujanocit në Facebook.
 
Sipas këtij njoftimi Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në konkursin e shpallur nga ministria në fjalë ka aplikuar në dy programe me dy projekte, nga të cilat në progamin 1 ka përfituar 1.200.000 dinarë për përpilimin e projekt dokumentacionit nga fusha e ndërtimit të ulët, kurse në programin 2, ka përfituar vlerën prej 7.000.000 dinarëve për projektin ‘’Avancimi i kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave.
 
"Ngritja e kapaciteteve për mirëmbajtjen e infrastrukturës komunale me blerjen e makinerisë për pastrimin e asfaltit dhe hapësirave betonuese’’, thuhet mes tjerash në njoftimin e komunës së Bujanocit./Titulli.com/
Shënohet 53 vjetori i themelimit të shkollës “Sezai Surroi”, në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration