Lokale
		                        		                        KKSH kërkon rritjen e kuotave për studentët e Luginës
		                        
		                        
		                        Këshilli  Kombëtar  Shqiptar (KKSH) përmes një  shkrese  ka njoftuar  Ministrinë  e  Arsimit  të  Republikës  së  Shqipërisë   dhe  Ministrinë  e  Arsimit, Shkencës  dhe Teknologjisë  të  Republikës  së  Kosovës  lidhur  me  preferencat  e  maturantëve  nga  Lugina e Preshevës, për  në  Universitetet  e  Tiranës  dhe  të  Kosovës.
Drejtuesit  e   Gjimnazit “Skënderbeu“, në  Preshevë   dhe  ata  të  shkollës  së  mesme  “Sezai  Surroi“ në  Bujanoc ,  kanë  realizuar  anketën  me  maturantët  e  këtyre  shkollave  dhe  rezultatet  e  anketës  Këshilli Kombëtar Shqiptar me seli në  Bujanoc  ka  vendosur  t'i  adresoj  në  Ministritë  përkatëse.
“Duke  pasur  parasysh  bashkëpunimin e deritanishëm të Këshillit  Kombëtar Shqiptar si me Ministrinë  e Arsimit  të Tiranës ashtu edhe me atë  të Kosovës besojmë  fuqishëm se përcaktimi i kuotave do  ti përgjigjet numrit  të maturantëve  për  në   fakultetet  përkatëse”, thuhet në njoftimin e KKSH-së./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!