Kamberi lajmëron për refuzimin e padisë së Ragmi Mustafës ndaj nacionalistit Vulin?
Lokale

Kamberi lajmëron për refuzimin e padisë së Ragmi Mustafës ndaj nacionalistit Vulin?

08.Feb.2021 17:21
0

Sipas një teksti të publikuar nga deputeti, Shaip Kamberi padia e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj Vulin ësht refuzuar.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vlerësuar se me vendimin e sotëm është institucionalizuar fyerja ndaj shqiptarëve.

Kamberi ka bërë të ditur të hënën, se Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin e Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Padia ndaj Vulinit është bërë Këshilli Kombëtar Shqiptar, por Gjykata në Beograd e ka hedhur poshtë si të pabazuar. 

“Siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit (bashkëshortja e Slobodan Milosheviqit v.j.), sot ministër i Brendshëm i Aleksandër Vuçiqit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese ‘šiptari’ në vend të terminologjisë zyrtare në Serbi: ‘albanci’. Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Sipas tij, kjo n uk ka ndodhur as në kohën e Slobodan Millosheviqit.

“Në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar ‘Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak’, unë kam filluar ndërmarrjen e veprimeve institucionale në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar. Ftoj autoritetet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të rajonit, që të reagojnë ndaj Beogradit për ta ndaluar institucionalizimin tashmë edhe juridik të gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve në Serbi. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë në Beograd është precedent tepër i rrezikshëm për minoritetet në Serbi, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka vlerësuar ai.

Në fakt, Vulin në shumë raste ka fyer shqiptarët, madje edhe përmes kanaleve zyrtare, siç është uebsajti i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ku shqiptarëve u është referuar me terma të ndryshëm fyes.

Facebook rrit përpjekjet për të luftuar dezinformimin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration