Thirrje për pjesëmarrje në kuvendin zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëvetë Këshillit Kombëtar Shqiptar (rregullat)
Lokale

Thirrje për pjesëmarrje në kuvendin zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëvetë Këshillit Kombëtar Shqiptar (rregullat)

27.Apr.2023 08:39
0

Zgjedhësit, aplikimi i të cilëve është konfirmuar me vendim të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social, ftohen të marrin pjesë në asamblenë zgjedhore për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare.

Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e 15 anëtarëve të Këshillit Nacional të Pakicës Kombëtare Shqiptare do të mbahet më 7 maj 2023, me fillim nga ora 10:00, në Qendrën Sportive “Mlladost” në Bujanoc, Branka Radiçevica 2, përcjellë Titulli.com.

“Është e nevojshme të arrini të paktën 2 orë para fillimit të asamblesë zgjedhore për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj në kohë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social.

Sipas këtij njoftimi gjithashtu, për të vërtetuar identitetin, është e nevojshme të sillni në kuvendin zgjedhor një letërnjoftim të vlefshëm ose një dokument udhëtimi (pasaportë) të vlefshme. 

“Në Kuvendin Zgjedhor mund të marrin pjesë vetëm zgjedhësit (elektorët), aplikimi i të cilëve është konfirmuar me vendim të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social. Nëse një zgjedhës largohet nga godina e Qendrës Sportive gjatë asamblesë zgjedhore, nuk do të mund të kthehet në sallën ku mbahet asambleja zgjedhore”, thuhet mes tjerash në njoftimin Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social.

Ministria ka dërguar ftesë me shkrim për kuvendin zgjedhor të gjithë zgjedhësve të cilëve u është konfirmuar regjistrimi zgjedhor./Titulli.com/

​Korrupsion dhe ryshfet në ushtrinë serbe, arrestohet oficeri i Forcave të Armatosura
Serbia organizon stërvitje ushtarake me anëtarët e NATO-s, në bazën “Jug " afër Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration