
Organizohet festivali i Komedisë “Stand Up Comedy - Lugina
Këshilli Kombëtar Shqiptar organizon festivalin me artistë nga gjithë trojet shqiptar
"Po e fillojmë me Festivalin e Komedisë “Stand Up Comedy - Lugina, që do të bëjë bashkë stand-up komedianët më në zë të kohës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina", thuhet në njoftimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas këtij institucioni kjo falë projektit të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë përmes Ambasadës shqiptare në Beograd, po fillon një fazë e re aktivitetesh në Luginë.
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka njoftuar se aktiviteti mbahet me 9 Maj në Preshevë e me 10 ne Bujanoc, do largohemi nga përditshmëria duke shijuar momente qesharake e me plotë të vërteta brenda.